Etieni do të bëhet kreu i një grupi të madh industrial. Martuar me Klemensën e bukur, ai është një burrë që ka gjithçka. Kur rastis Patrikun, një shok fëmijërie që nuk e kishte takuar prej kohësh, Etieni i rrëfen se vite më parë mori meritat për një formulë të krijuar nga një kimist i panjohur i quajtur Mishel, dhe kjo formulë krijoi produktin më të shitur të kompanisë. Patriku e bind t'i bëjë vizitë Mishelit, për t'i rregulluar gjërat.