Gjatë një beteje të armatosur me dy vëllezër kriminelë, oficeri i policisë Xhek Fleçer pëson një plagë që e le përkohësisht të verbër. Ndërsa e merr veten, Xheku ndihmohet nga Rebeka, e cila është një trainere e njerëzve të verbër. Gradualisht Xheku dhe Rebeka dashurohen, gjë që e frikson motrën e Rebekës, Bedelianën, e cila gjatë fëmijërisë ka qënë viktimë e incestit dhe vuan nga një urrejtje patologjike ndaj burrave.